Polemikat e derbit të Madridit nuk tregojnë shenja uljeje as 48 orë më vonë. Roberto Carlos, ish-mbrojtësi i Los Blancos, deklaroi: “Ajo që më shqetëson më shumë është imazhi i futbollit spanjoll, në çdo fushë. Ajo që pashë është diçka që nuk duhet të ndodhë. Ne do të presim që vendimet e nevojshme merren në një ndeshje të këtyre përmasave”.
“Duhet të merren vendime të forta. Preferoj të flas për rezultatin dhe jo për imazhin e keq që u është dhënë këtyre njerëzve. Nuk është problem vetëm për klubet, por për të gjithë futbollin spanjoll. Nuk është hera e parë”.
“Fjalët e Simeones? Secili ka mendimin e vet. Mund të them diçka për Ancelottin, Simeone nuk është në ekipin tim. Kam respektin dhe dashurinë më të madhe për të, është normale që ai të mbrojë ngjyrat e ekipit të tij”.