• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Roberto Martinez: U rrita në futbollin spanjoll

08/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez (Balaguer, 1973) lindi dhe u rrit në Spanjë.

Ai madje bëri debutimin e tij në Primera Division me Saragozën në “Vicente Calderon” (Madrid), nën drejtimin e Viktor Fernández më 20 qershor 1993.

Ajo që ai nuk e dinte në vitin 1995, kur u largua për në Angli te Uigan me Isidro Díaz dhe Hazus Seba, është se ai nuk do të kishte më kurrë lidhje – as si lojtar dhe as si trajner – me futbollin spanjoll.

“Unë u rrita me futbollin spanjoll, por nuk kam qenë kurrë atje.

Është më shumë një anekdotë sesa diçka që kërkova”, pranon ai. Në faza të ndryshme të karrierës së tij ai është lidhur me Realin e Madridit dhe Barcelonën, madje edhe me ekipin kombëtar, por “Bob”, aq i kujdesshëm sa është diskret, gjithmonë ka preferuar ta “hedhë topin nga rruga”. “Ndonjëherë ka pasur momente të kontaktit të mundshëm, do të thoja në një nivel shumë të vogël.

Nuk ka pasur kurrë një kohë që të ketë përkuar me të pasurit një mundësi në futbollin spanjoll”. Paraqitjet e tij profesionale në Spanjë mund të numërohen me një dorë. “Është një ndeshje shumë e veçantë. Jam vërtet i emocionuar. Do të jetë ndeshja ime e parë zyrtare në Spanjë si trajner. Si lojtar (pas debutimit të tij me Saragozën) luajta një miqësore në Vigo”, rrëfeu ai përpara se të eliminonte Portugalinë (në kohën kur drejtonte Belgjikën) në raundin e 16-të të “Euro 2020” në “La Cartuja” (Sevilje).

DEBUTOI PËR BELGJIKËN… KUNDËR SPANJËS – Megjithatë, finalja e Ligës së Kombeve do të jetë hera e dytë që ai do të përballet me Spanjën. Për të gjetur të parën, duhet të kthehemi pas në 1 shtator 2016. Ishte, çuditërisht, debutimi i tij për Belgjikën. “Është e çuditshme që ndeshja ime e parë në nivel ndërkombëtar është kjo”, vuri në dukje ai. E gjitha filloi kundër Spanjës. Ai nuk fitoi. Humbi 0-1, por kjo i shërbeu si një mësim.

Ai braktisi formacionin 1-4-2-3-1 për të formuar një mbrojtje (pothuajse) të palëvizshme me tre lojtarë përpara Kurtuasë, që e udhëhoqi Belgjikën drejt një medaljeje bronzi në Kupën e Botës 2018. Kujtimet e tij të para për “La Roja”-n kishin lindur shumë kohë më parë.

“Ka momente që nuk i harron kurrë dhe ato lënë gjurmë tek ti. Gjithmonë e kujton Kupën e parë të Botës që përjetove. Për mua, ishte viti ’82, në Spanjë, me Naranjiton”.

Megjithatë, nëse ka një gjë që e magjeps atë te Spanja, është stili që u përpoq ta çonte në Angli. “Gjithmonë e kam ndjekur ekipin kombëtar spanjoll. Më pëlqen shumë fakti që ka një ekip që luan me koncepte të caktuara, një stil dhe një ide që mund të njihet pa fanellë, pavarësisht lojtarëve”.

FINALJA ME PORTUGALINË KUNDËR… SPANJËS – Pak më shumë se një vit më parë, ai “organizoi” një finale midis Portugalisë dhe Spanjës. “Një finale mendoj se do të ishte mirë. Kjo do të ishte shumë e veçantë për shumë arsye. Dhe pastaj, le të fitojë skuadra më e mirë”, deklaronte një vit më parë trajneri i Portugalisë.

Ajo finale që nuk u zhvillua vjet, do të jetë realitet të dielën. Për çdo rast, Roberto Martínez, gjithmonë i kujdesshëm, shmangu të thoshte se cilin kundërshtar preferonte pasi eliminoi Gjermaninë (1-2) në gjysmëfinale.

“Franca ishte së fundmi kampione Bote dhe Spanja është kampione Europe. Nuk ka asgjë mbi ta. Sfida është e madhe, prandaj nuk kam preferenca”. Tani nuk ka kthim prapa. Spanja “e tij” pret.

Next Post

Sulmuesi shqiptar martohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.