Friday, 2. October 2026
Futboll

Robertson zbulon ndryshimin e madh mes Slot dhe Klopp: Njëri përshtatej me kundërshtarin, tjetri ndiqte planin e tij

GS 02/10/2026 1 Min. Lesezeit

Andy Robertson ka folur për ndryshimet mes Arne Slot dhe Jürgen Klopp gjatë periudhës së tij te Liverpool: “Arne Slot ishte vërtet i fiksuar pas statistikave. Ai solli njeriun e tij, Ruben, i cili ishte gjithmonë me iPad në dorë. Edhe nëse bënim shumë sprintime në stërvitje, Ruben ndërhynte. Pra, ata ishin shumë më të përqendruar te statistikat e ngarkesës.

Jürgen Klopp ishte gjithmonë në stilin: Nëse bëjmë këtë, askush nuk mund të na ndalojë. Ishte më shumë për ne, pa u fokusuar te kundërshtari. Me Arne Slot, ne gjithmonë e analizonim më shumë kundërshtarin, duke parë se si do të luanim për të dalë nga taktikat e tyre.

Arne Slot thoshte gjithmonë: Shikoni, nëse ata bëjnë këtë…, atëherë ne bëjmë këtë, ndërsa Jürgen Klopp i qëndronte planit të tij. Ne nuk ndryshonim kurrë nën drejtimin e Klopp, ndërsa Arne Slot përshtatej vazhdimisht me taktikat e kundërshtarit”.

Teilen: