Në shënjestër të arbitrit, përveç çështjeve të karakterit personal, dy episode me protagonist Rocchi-n dhe Gervasoni-n. Rastet lidhen me dy penallti, njëra e akorduar dhe tjetra jo.
Ankesa e Domenico Rocca ishte ajo që hapi çështjen. Flitet për votime, kritere caktimi dhe qëndrimi në kategori e shkallë meritokracie. Dhe për më tepër janë të karakterit personal, që lidhen me ngjarje ku është përfshirë personalisht Rocca. Mes “padrejtësive” të pësuara dhe vendimeve, sipas tij, të diskutueshme dhe të paarsyetuara.
Në një pasazh të hetimit shkruhet: “Caktimet – për 13 ndeshje të Serie B dhe 1 të Serie A – nuk kanë marrë kurrë në konsideratë vlerësimet e mëparshme, por janë bërë mbi bazën e kritereve që nuk ekzistojnë. Nuk ka kritere dizenjimin e arbitrit dhe për ndeshjen etj.” Pozicioni i Rocca është shumë i qartë.
Ku përmendet Rocchi? Fillimisht në dy pasazhe. Në shënjestër është Udinese-Parma e 1 marsit 2025, ku Rocchi ka “trokitur” për të tërhequr vëmendjen e VAR-it dhe të AVAR-it. “Në Udinese-Parma jepet një penallti, vetëm sepse Rocchi çohet me shpejtësi nga vendi për “të trokitur” (dëgjohet edhe në audion e regjistrimeve) disa herë në xhamin e dhomës së Paterna VAR dhe Sozza AVAR, për t’u tërhequr vëmendjen dhe për të dhënë me të drejtë një penallti që ata e kishin humbur…”
Po Interi? Interi, duke u bazuar te fjalët e arbitrit, do të ishte pala e dëmtuar në këtë rast. Të paktën sipas asaj që shkruhet në ankesë. Flitet specifikisht për ndeshjen mes Interit dhe Romës dhe një penallti të padhënë për zikaltrit, pas një prekjeje të topit me dorë në zonë nga N’dicka.
“Pse në Inter-Roma, supervizori Gervasoni nuk “trokiti” në VAR për të dhënë një penallti neto? (Komisioni ka pranuar publikisht përpara të gjithë arbitrave se kemi humbur një penallti). Kështu, gjithmonë sipas asaj që shkruhet në ankesë, faktet e përmendura janë në disfavor të Interit… Nuk janë përmendur ndërkohë episodet e Bologna-Inter dhe derbit të Milanos në prill.