Kanë marrë fund dyshimet për të ardhmen e sulmuesit Rocco Vatës, i cili nuk do ta përfaqësoj Shqipërinë por Irlandën.
19-vjeçari, i cili është biri i Rudi Vatës, është ftuar nga Kombëtarja A e Irlandës, që këtë muaj do të përballet me Bullgarinë në play-offin e Ligës së Kombeve.
Kështu që, Vata pasi përfaqësoi Irlandën në gjeneratat e reja, tani do të jetë edhe pjesë e ekipit të parë, duke i mbyllur derën përfundimisht Shqipërisë.
Vata para fillimit të këtij sezoni është transferuar te Watfordi, ekip që bën gara në Championshipin e Anglisë, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime në 22 paraqitje.
Vata që është zhvilluar si futbollist te Celticu, ka kontratë me Watfordin deri në vitin 2028.