Wednesday, 22. July 2026
Sport

Rodri ëndërron Real Madridin, por gjithçka varet nga Florentino Perez

GS 22/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, vazhdon ta shohë një transferim te Real Madridi si destinacionin ideal për të ardhmen e tij, por lëvizja mbetet larg realizimit.

Sipas raportimeve, deri në këtë fazë nuk ka asnjë dritë jeshile nga presidenti i klubit madrilen, Florentino Pérez, për të nisur konkretisht operacionin e transferimit. Situata nuk ka ndryshuar dhe çdo vendim varet nga qëndrimi i kreut të Real Madridit.

Në anën tjetër, Manchester City nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur fituesin e “Topit të Artë”. Klubi anglez vazhdon të ketë në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës dhe shpreson që Rodri ta pranojë atë në muajt e ardhshëm.

Për momentin, e ardhmja e spanjollit mbetet e hapur, me Real Madridin që nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konkret, ndërsa Manchester City vazhdon të punojë për ta bindur të qëndrojë në “Etihad Stadium”.

Teilen: