• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rodri i bindur: Anglia ka vetëm një lojtar të rrezikshëm, duhet të mbrohemi mirë!

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja ka nisur përgatitjet për finalen e madhe të Europianit më datë 14 korrik kundër Anglisë. Një nga lojtarët kryesorë të iberikasve, Rodri theksoi se skuadra e tij duhet të mbrohet mirë ndaj Phil Foden. Rodri, që luan me Foden te Manchester City i njeh mirë aftësitë e fantazistit, ndaj edhe paralajmëron shokët e tij që të mos i lejojnë hapësira në fushë.

“Anglia ka lojtarë shumë të mirë, por mua më pëlqen Foden. Është një lojtar që e njoh mirë sepse luajmë së bashku. Do të na duhet që ta mbajmë nën kontroll sepse ai ka një aftësi të veçantë për të lëvizur në hapësira të ngushta.

Por, e theksoj se Anglia ka shumë lojtarë që mund të na dëmtojnë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një. Ne do të luajmë me “armët” tona. E njoh mirë kulturën e futbollit anglez, kanë një skuadër të talentuar dhe shumë të balancuar. Megjithatë, kemi besimin se mund t’i mposhtim në finale”, u shpreh Rodri.

Next Post

Chiesa rrezikojnë të mbeten jashtë projektit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.