• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rodri model edhe jashtë fushe, pa rrjete sociale dhe… tatuazhe! Ja disa nga sekretet e fituesit të “Topit të Artë”

02/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtari model në fushë, po aq sa edhe jashtë saj. “Topi i Artë” i fituar nga Rodrigo pak ditë më parë u shoqërua me polemikat e bojkotit të Realit të Madridit, ndërsa të gjithë prisnin që fitues të ishte sulmuesi i tyre Vinicius Zhunior.1a437360-95fc-11ef-8e2e-e71633ffe5ecPor kampioni i Anglisë me Sitin, i cili vetëm një sezon më parë kishte fituar edhe tripletën, fitoi edhe Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Europës, ndërsa qershia mbi tortë ishte Europiani me Spanjën, ku ai u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Një djalosh që impenjohet maksimalisht në futboll, por nuk e humbet kurrë sensin e jetës përtej këtij sporti. Pa tatuazhe, pa rrjete sociale dhe i përkushtuar në studime. Ky është Rodrigo Hernandez, i njohur ndryshe si Rodri. Ish lojtari i Atletikos së Madridit lindi në kryeqytetin spanjoll në vitin 1996 dhe nga klubi i zemrës u transferua te Mançester Siti.

“Jam një djalë normal dhe asgjë më shumë. Për mua është e rëndësishme që në këtë botë futbolli që jetojmë t’i mbaj këmbët në tokë. Kam qenë gjithmonë normal. Kjo është mënyra ime e të qenit. Nuk është shumë e vështirë të bësh ekstravagantin apo të prekësh limitet. Unë kështu ndihem mirë dhe i kënaqur me këtë situatë. Kam qenë gjithmonë edhe përpara se të bëhesha një personazh publik. Më ndihmon që të përqendrohem në objektivat e mi”, tha ai pak vite më parë gjatë një interviste për “Marca”, ndërsa vijonte edhe studimet.

Ai bën edhe një krahasim mes Guardiolës dhe Simeones, që nuk kanë të përbashkëta për mënyrën si sillen, “por thjesht janë fitues dhe shumë ambiciozë. Pep më bindi që të pranoja Sitin dhe më tregoi projektin e tij. Sigurisht që jam i kënaqur që punoj me të dhe po më ndihmon shumë. Të gjithë presim sukseset e skuadrës tani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ferizaj premio të majme për ndeshjen ndaj Prishtinës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.