Tuesday, 10. March 2026
Sport

Rodri po djeg etapat e rikuperimit, ja kur mund të kthehet në fushë

GS 15/12/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City po përjeton krizën më të thellë në epokën e Pep Guardiolës dhe kjo ka përkuar me mungesën e Rodrit. Fituesi i sapo shpallur i Topit të Artë u dëmtua në ndeshjen kundër Arsenalit në shtator dhe iu nënshtrua një operacioni. Fillimisht, parashikimet e rikuperimit tregonin një mungesë të gjatë, deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, sipas raportimeve nga “The Sun”, Rodri mund të kthehet më shpejt nga sa pritej. Në kampin e Manchester City-t ka optimizëm për rikthimin e tij në fund të sezonit të Premier League, ndoshta gjatë muajit maj. Aktualisht, mesfushori spanjoll ka nisur të stërvitet lehtë, duke treguar përkushtim për të përshpejtuar procesin e rikuperimit.

Mungesa e Rodrit ka ndikuar thellë te City, i cili ka humbur stabilitetin në lojë dhe ka pësuar rezultate të dobëta. Në 10 ndeshjet e fundit, ekipi ka regjistruar shtatë humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore, duke thelluar krizën. Kthimi i Rodrit shihet si moment kyç për t’i rikthyer ekuilibrin ekipit të Pep Guardiolës.

Teilen: