Aventura e Rodrit te skuadra e Barcelonës është gati të fillojë, pasi klubi spanjoll tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit.
Për transferimin e Rodrit, Barcelona do t’i paguajnë 76.5 milionë euro Cityt kurse fituesi i “Topit të Artë” do të firmos kontratë deri në vitin 2030 me ekipin e ri.
Rodri, tashmë ka përfunduar vizitat mjekësore dhe te Barcelona pritet të prezantohet të mërkurën, së bashku me portugezin Joao Cancelo.
Më në fund, Barcelona ka siguruar Rodrin pas negociatave me Cityn që zgjatën për disa javë dhe më i merituari për këtë ishte vet futbollisti, i cili ka kërkuar kthimin në Spanjë me çdo kusht.
Te Barcelona po e shohin Rodrin si përforcim të madh për mesfushën kurse vlerësohet si transferimi më i madh i këtij afati kalimtar.
Ai kishte kontratë me skuadrën e Cityt deri në verën e vitit të ardhshëm.