Friday, 28. August 2026
Sport

Rodri rikthehet në fushë, Manchester City përgatit festën

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

Rodri po përgatitet të rikthehet në “Etihad” të shtunën, për ndeshjen që Manchester City do të luajë në shtëpi kundër Tottenhamit.

Numri 16 i “qytetarëve” do të prezantohet në fushë me “Topin e Artë” dhe tifozët do të kenë mundësinë të festojnë me të, duke shprehur vlerësimin e tyre për këtë arritje të jashtëzakonshme.

Rodri, i cili iu nënshtrua një operacioni për një këputje të ligamentit të pësuar në barazimin 2-2 kundër Arsenalit në shtator, e ka kaluar periudhën e rikuperimit në Spanjë dhe tani është gati të rikthehet në fushë.

Teilen: