Friday, 28. August 2026
Sport

Rodri s’ka dyshime: Cristiano i është afruar, por Messi ishte vdekjeprurës në çdo cep të fushës

GS 21/11/2024 2 Min. Lesezeit

Rodri Hernández, fituesi i fundit i Topit të Artë, ia dedikoi këtë çmim jo vetëm vetes, por edhe një gjenerate të tërë futbollistësh spanjollë që, sipas tij, nuk kanë marrë vlerësimin e merituar. Këto ishin fjalët e tij në programin “El Hormiguero” të gazetarit Pablo Moto:

“Spanja ka përjetuar disa nga momentet më të jashtëzakonshme të historisë së futbollit, jo vetëm me kombëtaren. Është interesante që vetëm një nga ata lojtarë ka fituar Topin e Artë. Kam dashur të bëj homazh për atë gjeneratë të mrekullueshme që nuk arriti ta fitonte.”

Rodri gjithashtu shprehu mendimin e tij për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, figura qendrore të futbollit modern. Pa hezitim, ai e cilësoi argjentinasin si më të mirin në histori:

“Messi është më i miri, nuk kam dyshim për këtë. Cristiano është afruar me të në shumë aspekte, por nuk ka atë talentin e lindur që ka Leo. Për ne, lojtarët, të përballeshe me ta ka qenë një eksperiencë e rëndësishme.”

Ai shtoi: “Messi ishte vdekjeprurës kudo që ndodhej në fushë. Mjaftonte që ta prekte topin dhe e dije që diçka do të ndodhte. Kjo është ajo që e bën të veçantë.”

Teilen: