Tuesday, 28. April 2026
Sport

Rodrigo Muniz i pakapshëm, Fulham turpëron Tottenhamin

GS 16/03/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Fulhamit ka fituar derbin e kryeqytetit të Anglisë, duke e turpëruar me rezultat 3:0 Tottenhamin.

Derbi londinez pritej që të jetë në anën e Tottenhamit por Fulham sonte e kishte mbrëmjen e vet dhe e dërrmoi rivalin.

Futbollisti Rodrigo Muniz ishte i pakapshëm për mbrojtjen e mysafirëve.

Rodrigo Muniz shënoi në minutën e 42-të e të 61-tën dhe Llukiç në minutën e 49-të. 

Tottenham zë vendin e pestë me 53 pikë e Fulham është i 12-ti me 38 sosh pas javës së 29 në Premier League.

Teilen: