Sulmuesi i Realit të Madridit, Rodrigo Goesh ka dhënë një intervistë për revistën “GQ Hype” para finales së Ligës së Kampionëve. Braziliani beson se Real Madrid tashmë ka lënë pas rivalin e tij më të vështirë, që ishte Mançester Siti, duke e renditur ekipin e tij favorit në finalen e nesërme në Londër.
Megjithatë, ai nuk ka dashur të nënvlerësojë Dortmundin, duke theksuar se verdhezinjtë do të jenë një kundërshtar i vështirë në finalen e 1 qershorit. “Të jem i sinqertë, ne e dinim se ata (Mançester Siti) ishin më të mirë. Për mua ata janë ekipi më i mirë në botë, ai që luan futbollin më të mirë.
Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar, por kjo nuk do të thotë se është do të jetë e lehtë tani. Të fitosh finalen nuk është shaka. Me Bajernin ishte shumë e vështirë dhe mendoj se edhe me Borusian do të jetë gjithashtu shumë e vështirë. Thuhet se Real Madridi nuk humbet kurrë në finale dhe shpresoj të jetë sërish kështu”, deklaroi Rodrigo.
PANORAMASPORT.AL