Rodrigo është lojtari i Realit të Madridit më afër largimit këtë verë. Braziliani nuk ka pasur një sezon të mirë dhe është kritikuar ashpër nga tifozët.
Në ndeshjen e fundit kundër Paçukës, Ksabi Alonso e la në stol, gjë që mund të jetë një shenjë e qartë për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, lojtari ka marrë oferta për t’u larguar nga Madridi, të cilat thuhet se i kanë shkuar direkt babait të tij. Tashmë ka dhe një përgjigje nga babai i lojtarit.
Sipas “The Athletic”, babai i Rodrigos ka marrë disa oferta nga Premier League dhe i ka refuzuar të gjitha. Anësori brazilian do të donte të qëndronte te Madridi, duke përjashtuar mundësinë e një transferimi në ishull, ku simpatizohet nga Siti dhe Çelsi.