Sulmuesi i Brazilit, Rodrygo sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdoj në Premier League të Anglisë.
Rodrygo do të largohet këtë verë nga Real Madridi, pasi klubi spanjoll e ka nxjerrë në shitje me miratimin e trajnerit Xabi Alonso.
Destinacioni i preferuar I Rodrygos mbetet Premier League kurse futbollisti tashmë ka kërkuar transferimin tek Liverpooli.
Agjenti i Rodrygos ka kontaktuar me drejtuesit e Liverpoolit, të cilët janë të gatshëm ta transferojnë por braziliani ka tërhequr edhe vëmendjen e Arsenalit e Newcastle Unitedit.