Tuesday, 14. July 2026
Sport

Roi Kin i përgjigjet Halandit: Sillet si një djalë i llastuar

GS 06/05/2024 1 Min. Lesezeit

Roi Kin ka rindezur edhe njëherë debatin me kritikat ndaj Erling Halandit për reagimin e tij ndaj zëvendësimit kundër Uolvesit në fundjavë. Norvegjezi u ankua te trajneri Guardiola pas zëvendësimit të shtunën pasi kishte shënuar katër gola.

roi kin

 

Sulmuesi dukej i tërbuar pasi u ul në stol, me Guardiolën që dëshironte ta kursente ndërsa Siti i afrohet titullit të Premier Ligës. Duke folur për “Sky Sports”, ish-kapiteni i “djajve” rindezi një luftë fjalësh mes tij dhe Halandit teksa tha dje:

“Mendoj se e pamë Halandin jo shumë të lumtur pas zëvendësimit, duke u sjellë si një djalosh i llastuar. Mendoj se kur ka një grindje mes menaxherit dhe yllit të skuadrës, kjo nuk të ndihmon me rezultatet”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: