Roko Vata është kthyer protagonist te Watford në Championship.
Talenti 20-vjeçar asistoi golin që zhbllokoi sfidën ndaj Burnlej. Këto të fundit përmbysën më pas rezultatin në 1 me 2.
Ishte minuta e tetë e takimit të vlefshëm për javën e 43-të të Championship, kur Vata dërgoi një asist perfekt.
Krosimi i tij gjeti Dumbia, që gjeti golin. Asisti për futbollistin shqiptar mungonte nga dhjetori në kampionat, ndërsa goli nuk vjen nga janari.
Kujtojmë se Vata hoqi dorë në mars nga përfaqësimi i Shqipërisë.
Sulmuesi debutoi me ekipin e parë të Irlandës, që i rezervoi një vend në Ligën e Kombeve/