• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Roma-Atletik Bilbao, Juriç: Duhet të administroj Dibalën, fitorja përballë baskëve mendimi im i vetëm!

25/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Roma-Atletik Bilbao ka nisur që sot kur përballë gazetarëve janë prezantuar Juriç se bashku me Hermoson. Për trajnerin kjo ndeshje është e rëndësishme pasi ka gjetur Romën në një moment delikat. Nuk ka shumë ditë që i ka zënë vendin Daniele De Rosit dhe e di fare mirë se prezantimi në Europë me një fitore do të thoshte shumë si për atë edhe për shoqërinë verdhekuqe.

“Nuk jam nën presion, por mendoj vetëm për ta fituar këtë ndeshje. Me lojë të bukur dhe fitore i bëjmë për vete tifozët dhe për këtë motiv mendoj se fitorja përballë Bilbaos është një detyrim”, tha Juriç, i cili tregoi se afrimiteti me tifozët ka mjaft rëndësi për një klub si Roma.

Trajneri u pyet edhe sa i përket Dibalës, forma fizika e të cilit duket se është një problem i madh në klub. “Me Paulon kam biseduar dhe mendoj se duhet që ta administrojmë mirë kohën që do të kalojë në fushë”, tha Juriç.

Përkrah teknikut ishte edhe Hermoso. E shkuara e tij spanjolle ishte objekt i disa pyetjeve të gazetarëve. “Jam përballur disa herë me Atletik Bilbaon. Është një ekip që bën lojë të fortë dhe agresive. Nuk bëjnë rotacion dhe presim në fushë lojtarët më të mirë”, tha 29-vjeçari.

Post – Roma-Atletik Bilbao ka nisur që sot kur përballë gazetarëve janë prezantuar Juriç se bashku me Hermoson. Për trajnerin kjo ndeshje është e rëndësishme pasi ka gjetur Romën në një moment delikat. Nuk ka shumë ditë që i ka zënë vendin Daniele De Rosit dhe e di fare mirë se prezantimi në Europë me një fitore do të thoshte shumë si për atë edhe për shoqërinë verdhekuqe.

Next Post

Disiplina “mbyt” me gjoba klubet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.