Roma ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Lecce-s, në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A.
Futbollisti Ylber Ramadani u paraqit 46 minuta e Medon Berisha nga ajo e 65-ta për skuadrën e Lecces.
Për Romën shënuan Saelemaekers (13′), Mancini (59′), Pialli (66′) e Kone (86′) dhe për mysafirët realizoi Krstoviç (40′ – nga penalltia).
Roma renditet në vend të 11-të me 16 pikë e Lecce në të 16-tin me 13 pikë.