• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Roma, De Rossi: Ishte një pikë e rëndësishme ndaj Fiorentina, Svilar vendimtar

11/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas barazimit 2-2 ndaj Fiorentina-s në takimin e javës së 28-të të Serie A, trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi e ka cilësuar pikën e marrë shumë të rëndësishme, pasi sipas tij ndeshja ishte goxha e vështirë.

Duke folur për mediat pas këtij takimi, De Rossi theksoi se nuk i pëlqeu pjesa e parë, por në të dytë skuadra reflektoi.

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Megjithatë, pjesa e dytë shkoi më mirë, por ne nuk patëm shumë gjuajte në portë. Kundërshtari është shumë i fortë, mos ta harrojmë këtë. Pika e fituar është shumë e rëndësishme, si për moralin, ashtu edhe për renditjen”-deklaroi ai.

Më tej, duke folur në veçanti për Svilar, trajneri i “verdhekuqve” theksoi se portieri i tyre është fantastik dhe se në këtë përballje ishte vendimtar, duke pritur penallti.

“Mile është një djalë fantastik. Ai po punon mirë, i mbështetur nga stafi, trajneri i portierëve dhe Rui. Ai priti një penallti dhe ishte shumë vendimtar”-tha ndër të tjera De Rossi.

Next Post

Analiza/ Drama ekonomike e Barcelonës përtej “levave” financiare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.