• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Roma dhe Porto kërkojnë mesfushorin e lirë holandez

21/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Roma-s është e interesuar seriozisht për Memfis Depajn, sulmuesin 30-vjeçar të kombëtares holandeze, i cili aktualisht është lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Atletiko Madridin.

“Voetbal International” shkruan: “Lojtari i lindur në vitin 1994, i cili aktualisht po stërvitet në Monte Karlo, është propozuar nga menaxheri i tij në klube të ndryshme. Më të interesuarit janë Roma dhe Porto, si dhe një klub më i mirë i Premier Ligë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Për momentin, Depaj nuk po shqyrton mundësinë që të rikthehet për të luajtur në Holandë, në “Eredvisie”, në moshën 30-vjeçare. Ai është ende një lojtar i nivelit më të lartë dhe për këtë arsye nuk po merr parasysh mundësinë e rikthimit te PSV.

Rreth merkatos së Romës, trajneri Daniele De Rossi u shpreh kështu pas barazimit ndaj Kaljarit.

“Numerikisht jemi shumë, por duhet të bëjmë disa sistemime. Nuk bëjmë dot bilanc tani, sepse kanë mbetur edhe disa ditë deri fundi i tregut të transferimevem” tha mes tjerash De Rosi.

Për largimin e mundshëm të Paulo Dibala, teksa sulmuesi argjentinas është në negociata me sauditët e Al Qadsiah, trajneri verdhekuq kërkon përforcim në atë pozitë.

“Do të kisha frikë nga një Romë pa Paulon, ose pa një zëvendësues të mundshëm. Nëse dikush do të largohej, ne gjithashtu duhet ta zëvendësojmë atë me lojtarë funksionalë dhe të forte,” tha mes tjerash De Rossi.

Next Post

Trabzonspor, “sulm” për Manajn/ Klubi i njohur turk vazhdon ofertat për shqiptarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.