• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Roma – Dybala, lajm i fundit nga Italia

16/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma po përgatit kontratën e re për Dybalan

Roma synon që të rinovojë kontratën me Paulo Dybalan, duke i bërë një ofertë të re dhe me kushte të përmirësuara.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në verën e vitit 2025, transmeton Express.

Por, për të shmangur humbjen e tij për një çmim të ulur verën e ardhshme, Roma raportohet se po përgatitet t’i ofrojë kontratë të re “La Joya”.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, klubi italian tashmë ka planifikuar një takim me agjentin e Dybalas për në tetor gjatë kohës së pushimit ndërkombëtar, kur pritet që detajet e një rinovimi të diskutohen.

Raportet fillestare sugjerojnë se Roma është e gatshme t’i ofrojë 29-vjeçarit një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, plus 1 milionë euro tjera si bonus – një përmirësim në krahasim me 4 milionë euro, plus bonuset, që aktualisht ai fiton në “Olimpico”.

E rëndësishmja, nëse Dybala do të binte dakord për një marrëveshje të re, klauzola e lirimit në kontratën e tij aktuale thuhet se do të hiqet.

Aktualisht, ekziston një klauzolë që lejon reprezentuesin e Argjentinës që të largohet për një klub jashtë Italisë për një çmim prej 12 milionë eurosh, ose për 20 milionë euro për klubet brenda Serie A.

Edhe dëshira e Dybalas besohet se është që të vazhdojë me Romën. Ai refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite në verë, teksa u raportua se informoi drejtorin e klubit, Tiago Pinto, për qëllimin e tij për të vazhduar qëndrimin.

Next Post

Urdhri i Gjykatës për Rubiales, 200 metra larg lojtares së Spanjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.