Wednesday, 21. January 2026
Sport

Roma e de Rossit bindshëm ndaj Frosinones

GS 18/02/2024 1 Min. Lesezeit

Roma po luan gjithnjë e më mirë me trajnerin e ri Daniele de Rossi. 

Romakët shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Frosinones, në takimin e javës së 25-të të kampionatit italian.

Futbollistët Huijsen (38′), Azmoun (71′) e Paredes (81′) – nga penalltia, shënuan për fitoren e Romës.

Pas javës së 25-të, Roma përforcon vendin e gjashtë me 41 pikë e Frosinone renditet në të 15-tin me 23 sosh.

Teilen: