Roma e ka seriozisht me Sanchesin.
AS Roma është duke insistuar që ta marrë futbollistin kreativ, Renato Sanches.
Klubi italian është duke u munduar ta shfrytëzojë hapësirën që është krijuar mes PSG-së dhe futbollistit, për ta bindur të shkojë në Itali.
Sipas mediumeve franceze, trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique llogarit në portugezin, dhe në këtë moment gjithçka varet vetëm nga klubi parisien.
Nëse realizohet transferimi, Sanches do të bashkohej me bashkëkombësin e tij, trajnerin Jose Mourinho.