Saturday, 21. March 2026
Sport

Roma fiton duelin me klubet e Milanos, planifikon vizitat mjekësore për qendërmbrojtësin

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Roma ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Frankfurtit, Evan Ndika dhe ka përcaktuar datën 15 qershor si datën kur futbollisti do të kryejë vizitat mjekësore te verdhekuqtë.

evan ndika

Në këtë mënyrë, Roma arrin të sigurojë shërbimet e një prej lojtarëve më të kërkuar në merkaton e verës, pasi Interi dhe Milani ishin vënë pas shërbimeve të tij.

Ndika e përfundoi kontratën me Frankfurtin dhe u largua me parametra zero, teksa në Romë ka firmosur për 5 vitet e ardhshme dhe do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. 23-vjeçari zhvilloi këtë sezon 30 ndeshje me Frankfurtin duke shënuar edhe 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: