Roma ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Genoa-s, në takimin e javës së 37-të në Serie A.
Një fitore me mund të madh por shumë e ëmbël.
Paredes në minutën e 72-të është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe la Romën me një lojtar më pak.
Lukaku shënoi në minutën e 79-të për fitoren e romakëve.
Pas javës së 37-të ë Serie A, Roma zë vendin e gjashtë me 63 pikë e Genoa në të 11-tin me 46 sosh.