Monday, 4. May 2026
Sport

Roma heq dorë nga Sancho

GS 27/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Romës ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Jadon Sancho për shkak të kërkesave të futbollistit anglez.

Edhe pse ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, ekipi Italian nuk ka arritur të marrë aprovimin e Sanchos për të vazhduar me procedurat e transferimit.

Kështu që, pas disa javësh negociata, skuadra e Romës është dorëzuar në tentimin për shërbimet e Sanchos, i cili nuk bën pjesë në planet e Manchester Unitedit.

Skuadra italiane kishte arritur marrëveshje me klubin anglez, i cili për kartonin e tij po kërkon 20 milionë euro.

25-vjeçari sezonin e shkuar ishte i huazuar te Chelsea, ekip që nuk shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij, duke e kthyer te Manchester Unitedi, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Teilen: