Përfundoi në barazim 1-1 Milan-Roma, ndeshja e dytë e javës së 18-të të Serie A. Kuqezinjtë e zhbllokuan rezultatin në minutën e 16-të me një gol nga Reijnders, pas një asisti nga Fofana, por u barazuan në minutën e 23-të nga Dybala, i shërbyer me një magji nga Dovbyk.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e karakterizuar nga shumë nervozizim, një ‘shi’ kartonësh të verdhë dhe një karton të kuq për trajnerin Fonseca.
Mundësitë për gol nuk munguan, por në fund asnjë nga të dyja skuadrat nuk pati forcën për ta fituar: kuqezinjtë dhe verdhekuqtë nuk arritën të vijonin me fitore në kampionat, duke mbetur larg pozitatve të larta në tabelë.