Pas dorëheqjes së Lina Souloukou nga posti i administratores së deleguar (CEO) të Romës, edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport” flet për emrat e parë që qarkullojnë në ambientet e klubit verdhekuq për zëvendësuesit e mundshëm.
Dy emrat e parë në listë janë ato të Umberto Gandinit dhe Giampaolo Montali, të cilët kanë mbajtur tashmë një rol drejtues në klub në të kaluarën.
Pronarët po mendojnë edhe për Zvonimir Boban dhe Zibi Boniek. Lina Souloukou dha dorëheqjen pas protestave të mëdha të tifozëve për shkarkimin e Daniele De Rossi, madje nga frika e ndonjë incidenti asaj iu vendosën edhe shoqërues (truproja) për të evituar ndonjë të papritur.