Wednesday, 15. April 2026
Sport

Roma merr ashensorin për lart, Lukaku dy gola në “pokerin” ndaj Kaljarit

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Roma e trajnerit Zhoze Murinjo ka nisur të “ndezë” edhe në kampionat, ku me fitoren 4-1 në transfertë  ndaj Kaljarit kryeqytetasit duket se po i  japin fund krizës së rezultateve në Seria A.

lukaku

Golin e parë Roma e shënoi në minutën e 19-të me Aouar dhe një minutë më pas Lukaku dyfishon. Në minutën e 40-të Dibala del i dëmtuar nga fusha dhe në vend të tij hyn Andrea Beloti. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-2.  Edhe pjesa e dytë nis nën diktatin e Romës, që në minutën e 51-të Beloti trefishon rezultatin.

Tetë minuta më vonë është radha e Romelu Lukaku që të shënojë golin e dytë personal dhe të katërtin për Romën.  Në minutën e 87-të nga pika e bardhë e penalltisë Kaljari shënon golin e nderit me Nandez. Me këtë fitore Roma shkon në kuotën e 11 pikëve  në tetë javë kampionat  duke u ngjitur në vendin e 10-të.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: