Tuesday, 19. May 2026
Sport

Roma në kërkim të një trajneri të ri

GS 03/04/2025 1 Min. Lesezeit

Roma po kërkon një trajner të ri para fillimit të sezonit 2025-26.

Ranieri u rikthye nga pensioni për të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni, pas të cilit ai do të kalojë në një rol drejtues brenda klubit.

Disa emra janë lidhur me pankinën e ekipit nga Stadio Olimpico, por një prej tyre që nuk do ta marrë këtë post është Gian Piero Gasperini i Atalantës.

Edhe pse Gasperini ka pranuar se mund të largohet nga Bergamo në fund të sezonit, Ranieri e ka mohuar kategorikisht mundësinë që ai të bëhet trajneri i ri i Giallorossëve.

Teilen: