Monday, 19. January 2026
Sport

Roma ngjitet me Malen dhe Dybala, kalon Juven në garën për një vend në Champions

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Roma siguroi një fitore të rëndësishme në javën e 21-të të Serisë A duke triumfuar me rezultatin 2-0 në Torino dhe u zhvendos në vendin e katërt, duke parakaluar Juventusin. Ndeshja u vendos nga mbërritja më e re, Donyell Malen, i huazuar nga Aston Villa, të cilit iu deshën 26 minuta për të shënuar.

Në minutën e 72-të, goditja nga afër e Dybala vulosi zyrtarisht ndeshjen. E vetmja e metë për Gasperinin ishte dëmtimi i Hermosos, pak para momentit vendimtar, i cili u detyrua të largohej në mes të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Ghilardi.

Një tjetër i sapoardhur, Robinio Vaz, debutoi nga fundi. Kjo është humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit në ligë për Torinon, e cila mbetet me 23 pikë.

Teilen: