Wednesday, 21. January 2026
Sport

Roma-Shtutgart në RTSH/ Gasperini “snobon” Ligën e Europës: Kujdes Milanin, Dibala deciziv për ne!

GS 21/01/2026 2 Min. Lesezeit

Vigjilja e ndeshjes mes Romës dhe Shtutgartit ka qenë e veçantë për ekipin italian pasi trajneri Gasperini, në konferencën e sotme për shtyp, ka lënë të kuptohet se po përgatit ekipin me mendjen te Milani, i cili do të jetë rivali i verdhekuqve në Serie A në fundjavë.

“Nuk mund dhe as nuk dua që të mohoj se ndeshja e të dielës kundër Milanit ka marrë të gjithë mendimet e mia. Këtë e them duke parë edhe pozicionin që kemi në klasifikim”, tha numri një i stolit verdhekuq.

Në takimin që do të transmetohet edhe në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar, Roma do të ketë shansin që të marrë një biletë për më tej nëse mund ekipin e Shtutgartit, por ky fakt nuk pengon Gasperinin që të paralajmërojë rotacion: “Është e vërtetë se mund të presim që këtë javë biletën për më tej, por mendoj se kjo ndeshje do të jetë edhe një mundësi e artë për të rinjtë që të fitojnë eksperiencë”. Mes të tjerash tekniku i Romës vlerësoi edhe Paulo Dibalën, i cili sipas tij ka dhënë një kontribut të madh në këtë sezon. “Dibala është një lojtar, i cili bën diferencën”, tha Gasperini.

Teilen: