Sulmuesi i Ukrainës, Artem Dovbyk është përforcimi më i ri i skuadrës së Romës.
Ekipi nga Serie A, të premten e ka prezantuar Dovbykun, të cilin e transferoi nga skuadra e Gironas.
Për kartonin e tij, Roma do të paguaj 38 milionë euro kurse Dovbyk me ekipin e ri ka firmosur kontratë afatgjate.
Sulmuesi 27-vjeçar, sezonin e shkuar tregoi formë të mirë, ku realizoi 24 gola dhe bëri 8 asistime në 36 paraqitje në La Liga.
Dovbyk te skuadra e Romës do të bartë fanellën me numrin 11.