Sunday, 26. April 2026
Sport

Romano; Mbappe firmos për Real Madrid

GS 02/06/2024 1 Min. Lesezeit

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Mbappe është praktikisht lojtar i Real Madrid.

Këtë lajm të bujshëm e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili me një postim ka njoftuar se sulmuesi francez ka firmosur për “Los Blancos”.

Çdo dokument është firmosur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Real Madrid kishte disa javë që e kishte mbyllur marrëveshjen, por spanjollët donin ta zyrtarizonin pas finales së Champions League.

Javën e ardhshme pritet të jetë njoftimi zyrtar i klubit dhe prezantimi i Mbappe me fanellën e Real Madrid.

Teilen: