Polemika në Brazil për lënien jashtë të Neymar nga trajneri Carlo Ancelotti. Ish-kampioni i botës, Romario, e ka kritikuar hapur trajnerin italian për këtë fakt.
“Kombëtarja është për më të mirët, më të talentuarit, – ka deklaruar ish-sulmuesi, sipas medieve kryesore braziliane. – Një lojtar si Neymar duhet të grumbullohet, edhe pse mund të mos jetë në gjendjen më të mirë fizike”.
Ancelotti ka mbajur një linjë rigoroze në këtë drejtim. Ai ka bërë të qartë se Neymar do të merret në konsideratë vetëm nëse do të jetë në 100%-shin e tij fizikisht, pas problemeve që ka pasur në gju dhe që kanë kushtëzuar rendimentin e tij muajt e fundit.
I rikthyer te Santos, Neymar është ende në fazë rikuperimi. Fjalët e Romarios kanë ndezur një debat në prag të Botërorit 2026, me tifozë të shumtë që e shohin numrin 10 ende vendimtar për Seleçaon. Romario dëshiron ta shohë Neymar në fushë gjatë Botërorit të verës. “Bëj kujdes, zotëri: një kampion duhet të luajë”, – ishte paralajmërimi i ish-sulmuesit për trajnerin e Brazilit.