Monday, 16. March 2026
Sport

Romelu Lukaku s’udhëton me Chelsea në Amerikë për përgatitjet e sezonit të ri

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Lukaku nuk udhëton me Chelsea në Amerikë.

Romelu Lukaku nuk do të udhëtojë në Amerikë me ekipin e Chelsea për përgatitjet e sezonit të ri, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Sulmuesi nuk është në planet e Maurizio Pochettinos, prandaj klubi ka prioritet ta largojë belgun për t’i fituar së paku 40 milionë euro.

Inter është tërhekur nga gara për shërbimet e tij, derisa Juventus do ta paguajë shumën e kërkuar për të nëse arrinë ta shes Dusan Vlahoviq tek PSG.

Teilen: