• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin, përmendi tre lojtarë më të fortë

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-legjenda braziliane Ronaldinho, ka refuzuar që të emërojë Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave në futboll, teksa ka emëruar jo një, por tre lojtarë që sipas tij duhet të jenë pjesë e këtij debati.

Messi e shijoi aventurën e tij tek Barcelona, duke fituar 35 trofe gjatë atij rrugëtimi, që përfshinte 10 tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Ai u transferua tek Paris Saint-Germaini, ku edhe aty korri sukses duke fituar tre tituj gjatë kohës së tij të qëndrimit në Francë.

Tani tek Inter Miami, ai e ka udhëhequr ekipin e tij drejt trofeut të parë të tyre në histori, duke fituar Kupën e Ligës.

“Jam i lumtur që Messi e ka fituar Topin e Artë, ne ishim shokë të mirë gjatë kohës sonë tek Barcelona, por mua nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe më vjen vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Ronaldinho në një intervistë për Marca.

“Aty ishte Maradona, Pele, Ronaldo, është e vështirë të thuash se Messi është më i miri në histori të futbollit, por mund të them vetëm se ai është më i miri në epokën e tij”, është shprehur braziliani.

Messi në anën tjetër nuk ishte kursyer aspak në lëvdata kur ka folur për kohën e Ronaldinhos tek Barça.

“Ronaldinho ishte përgjegjës për ndryshimin që ndodhi tek Barça. Ishte një periudhë e keqe dhe ndryshimi që erdhi pas mbërritjes së tij ishte fantastike. Barcelona duhet të jetë gjithmonë mirënjohëse për atë që ka bërë ai”, ka thënë Messi.

Next Post

Rikthime dhe ndryshime te Milani, Leao e nis nga stoli kundër Udinezes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.