Monday, 16. November 2026
Futboll

Ronaldinho u rikthye në fushë 46 vjeç, vëllai-agjent: Mund të luajë sërish me Ravenna

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

“Gjithmonë e kam ditur se herët a vonë do të rikthehej të luante, dhe këtë herë përnjëmend”. Kështu u shpreh Roberto de Assis Moreira, vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, pas rikthimit të bujshëm të brazilianit në fushë, 11 vite pas tërheqjes nga futbolli.

“Karriera e një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave nuk mund të përfundonte kështu. E vetmja gjë që më habiti ishte se priti kaq gjatë. Madje, në një moment, edhe unë po humbisja shpresat. Është 46 vjeç, por është unik dhe e dëshmoi sërish, – deklaroi ai për “La Stampa”.

– A do të luajë përsëri me Ravennën? “Besoj se kjo nuk do të jetë ndeshja e tij e vetme në këtë qytet të mrekullueshëm. Kur vëllai im të vendosë të tërhiqet përfundimisht, do të gjejmë mënyrën më të mirë për t’u përshëndetur me tifozët. Ideja? Jo një ndeshje lamtumire, por disa të tilla, në Brazil, Europë, Azi dhe në mbarë botën”.

Teilen: