Mesfushori Angel Di Maria ka pasur mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me dy nga legjendat më të mëdha të futbollit modern, Kristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Lionel Mesi (PSG, Argjentinë).Në një intervistë me kolegët e tij argjentinas në InfoBAE, ai shprehu mendimet e tij për çështjen se kush është më i mirë prej dy futbollistëve.
“Deklaratat e Ronaldos? (Portugezi e shpalli veten si lojtari më i mirë në histori). Nuk më befasojnë, unë luajta me të për katër vjet në Real Madrid dhe ai ishte gjithmonë i tillë. Shifrat flasin vetë, njëri ka fituar tetë Topa të Artë, tjetri është i madh.
Të jesh kampion bote është një tjetër ndryshim thelbësor. Dhe pastaj duhet ta shikosh atë në fushë. Mesi luan sikur të ishte në oborrin e shtëpisë së tij, ai e ka bërë këtë për 18-20 vjet me një natyralitet mbresëlënës. Për mua, Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i madhi në histori, pa dyshim”, përfundoi Di Maria.
PANORAMASPORT.AL