Përkundër mungesës së madhe tek Seleçao dhe një formë fizike ende të paqartë, Neymar Junior e ka marrë një mbështetje nga një gjigant i futbollit brazilian: Ronaldo “Fenomeno”.
Ish-sulmuesi, dy herë kampion i botës (1994 e 2002), e ka kërkuar publikisht rikthimin e lojtarit të Santosit dhe pjesëmarrjen e tij në Botërorin 2026.
“Nuk e kemi një lojtar tjetër si Neymar”, deklaroi ish-futbollisti i Barcelonës, Interit, Real Madridit e Milanit.
“Është një element kyç për Kombëtaren dhe shpresojmë që të arrijë në 100% të formës fizike për Botëror. Nëse do të jetë, do të arrijmë pa dyshim rezultate më të mira”, shtoi “R9”.
Neymar nuk ka luajtur për Brazilin nga tetori i vitit 2023 kur e kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju kundër Uruguait.
Nga ajo kohë nuk ka arritur ta gjejë më vazhdimësinë dhe i ka pësuar disa lëndime, arsye për të cilin selektori Carlo Ancelotti nuk e ka ftuar në ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.
Sipas trajnerit të deridjeshëm të Real Madridit, Neymar duhet të kthehet në fomën optimale për ta pasur mundësinë që ta japë më të mirën për skuadrën në Botëror.
Ronaldo e ka krahasuar situatën e ish-futbollistit të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit me rrugëtimin e tij para Botërorit 2002, të cilin më pas e kishte fituar si golashënuesi më i mirë.
“Kush ka luajtur futboll e di se sa e vështirë është që ta marrësh veten pas një lëndimi, që ta rigjesh ritmin dhe besimin. Neymar është në kohën e duhur për t’u rikthyes si konkurrues”, përfundoi Ronaldo.
Brazilia është kualifikuar tashmë në Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë.
Nëse Neymar e rikthen formën fizike dhe motivin, të cilave do t’ua shtojë talentin që e ka të lindur, mund ta drejtojë ekipin e Ancelottit, të cilin Ronaldo e definon si një trajner të shkëlqyeshëm dhe të aftë për të sjellë stabilitet në Kombëtare.