• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo e João Félix në superformë, Al Nassr i Jorge Jesus vazhdon marshimin perfekt në Arabinë Saudite

08/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Al Nassr nuk ndalet më në Saudi Pro League. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus regjistroi fitoren e tetë radhazi në kampionat, duke mposhtur Neom SC me rezultatin 3-1 në javën e tetë të kampionatit. Cristiano Ronaldo dhe João Félix ishin sërish protagonistët kryesorë, duke vulosur një tjetër sukses bindës.

Ndeshja nisi me dominim të qartë të Al Nassr-it. Që në minutat e para, Coman dhe Mané rrezikuan portën e ish-‘gardianit’ të Sportingut, Luís Maximiano. Ronaldo provoi disa herë nga afër, por pjesa e parë u mbyll pa gola, me portierët në formë të lartë.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Al Nassr zhbllokoi takimin: Ronaldo ekzekutoi një goditje dënimi që u përplas në mur, por Ângelo përfitoi dhe shënoi në minutën e 47-të. Në minutën e 65-të, Doucouré pengoi João Félix brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti. Cristiano Ronaldo nuk gaboi, duke realizuar golin e tij të 953-të në karrierë dhe duke dyfishuar avantazhin.

Neom arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 84-t, me Ahmed Abdu që përfitoi nga një shpërqendrim në mbrojtje. Megjithatë, vetëm dy minuta më pas, João Félix vulosi fitoren me një gol spektakolar nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës së Maximianos. Ishte goli i tij i 10-të në këtë kampionat.

Falë këtij triumfi, Al Nassr i Jorge Jesus kryeson renditjen me 24 pikë, tri më shumë se Al Taawon, ndërsa Neom zbret në vendin e shtatë me 13 pikë. Ronaldo dhe Félix po udhëheqin ekipin drejt një sezoni dominues në Arabinë Saudite.

Next Post

Ndalet seria e fitoreve e Bayern Munich-ut-Barazim në minutat e fundit kundër Union Berlin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.