Saturday, 24. January 2026
Sport

Ronaldo e nis në mënyrën më të mirë të mundshme 2024-ën, portugezi fiton trofeun… “Maradona”

GS 04/01/2024 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo e mbylli vitin si golashënuesi më i mirë i 2023-shit me 54 realizime në 59 ndeshje, duke lënë pas Kilië Mbape, Herri Kejn dhe Erling Haland.

ronaldo

Sulmuesi portugez i Al-Nasr e ka nisur Vitin e Ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar menjëherë trofeun e parë.

Bëhet fjalë për çmimin “Maradona” të dhënë nga “Dubai Globe Soccer Awards” si golashënuesi më i mirë për vitin që lamë pas.

Ai gjithashtu është nominuar dhe për “Lojtari më i Mirë i Vitit”, “Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme” dhe “Lojtari i Preferuar i Tifozëve”, që do të shpërndahen nga “Dubai Globe Soccer Awards” më 19 janar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: