Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar përmes një postimi për vdekjen e Diogo Jotas dhe vëllait të tij.
Gjatë ditës së sotme, u kumtua lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllanë kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.
Me t’u konfirmuar vdekja e tij kanë ardhur edhe reagime të shumta nga klube të ndryshme, teksa së fundmi ka reaguar edhe ylli portugez, Ronaldo.
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, ka shkruar Ronaldo.
Diogo Jota ishte 28-vjeçar, e vëllai i tij, Andre, 25.