Monday, 19. January 2026
Sport

Ronaldo fiton sërish ndaj Juventus, Gjykata e Torinos i jep 9.7 milionë euro

GS 19/01/2026 2 Min. Lesezeit

Fitore në gjykatë për Cristiano Ronaldo kundër Juventus. Gjykatësi i punës të Torino, Gian Luca Robaldo, ka dhënë sentencën në lidhje me çështjen e pagave të portugezit, që zvarritej nga 2021-shi.

Në atë kohë CR7 la Italinë për t’u transferuar te Manchester United. Gjykata ka hedhur poshtë rekursin e klubit bardhezi, që duhet t’i shlyejë futbollistit shumën e 9.7 milionë eurove (rreth 11 milionë duke llogaritur edhe interesat).

Çështja ka të bëjë me muajt e Covid, kur Juventusi arriti një akord me lojtarët në lidhje me të ashtuquajturin “refuzim” të disa pagave mujore për të përballuar pandeminë. Me sulmuesin portugez drejtuesit e Juventusit bënë një pakt në 2021-shin me një dokument të quajtur “carta Ronaldo”.

Hetimi i kryer më pas përfshiu drejtuesit e klubit bardhezi dhe solli dorëheqjen e presidentit Andrea Agnel. Pagat e prapambetura kapnin shifrën 19.5 milionë euro dhe ishin një borxh i mbetur nga paga e lojtarit. Por kjo shumë nuk u regjistrua asnjëherë në bilanc dhe nga përgjimet u zbulua akordi.

Me rikuperimin e “carta” më 23 mars 2022, gjatë një kontrolli në studion e avokatit Federico Restano, Cristiano Ronaldo kishte denoncuar klubin bardhezi në shtator 2023. Duke qenë se në dokument nuk ishte firma e lojtarit, palët shkuan në gjyq.

Më 17 prill 2024, Kolegji Arbitrar vendosi që portugezit t’i njihej gjysma e shumës, 9.8 milionë dhe jo 19.6. Argumenti ishte se lojtari nuk e kishte kërkuar asnjëherë shumën në momentin e largimit nga Italia. Këtij vendimi i përmbahej Juventusi, por tashmë Gjykata e Torinos e ka hedhur poshtë.

Teilen: