Cristiano Ronaldo plotësoi një dëshirë të madhe të një tifozi të ri të Bosnjë-Hercegovinës.
Faris Noziq nga Mostari ishte në mesin e tifozëve në stadiumin “Bilino Polje” në Zenicë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Bosnjë Hercegovinës dhe Portugalisë.
Portugezi fitoi 0:5 dhe Faris takoi idhullin e tij pas ndeshjes.
Farisi është një djalë që prej disa vitesh lufton me një sëmundje të rëndë, epidermolizën bullosa, njoftojnë mediat lokale, përcjell lajmi.net.
Ai shprehu një dëshirë të madhe për të takuar Ronaldon, të cilin e adhuron dhe kjo iu plotësua.
Ata bënë foto së bashku dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave kishte një mesazh për Farisin.
“Ndjenja ishte e mrekullueshme, gjithçka ndodhi pas ndeshjes. Shkova në Zenicë për të parë ndeshjen dhe në fund bëra një foto me Ronaldon. Ronaldo më pyeti si isha dhe më tha të qëndroja i fortë. I thashë se është lojtari më i mirë në botë. Faleminderit të gjithë njerëzve të mirë që më ndihmuan të realizoj ëndrrën time”, ka thënë Faris Noziq për portalin “Crna Hronika”./Lajmi.net/
View this post on Instagram