Sunday, 12. April 2026
Sport

Ronaldo lojtari i muajt për herë të dytë radhazi në Arabi 

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka fituar për herën e dytë radhazi çmimin lojtari më i mirë i muajit në Ligën Saudite Pro.

  

38-vjeçari shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime për skuadrën saudite në gusht për të marrë çmimin e lojtarit të muajit dhe tani pas pesë golave ​​të tjerë dhe tre asistimeve është zgjedhur përsëri më i miri, përcjellë Lajmi.net.

Golat e tij e kanë ndihmuar Al-Nassr të ngrihet në vendin e katërt në tabelë me gjashtë fitore radhazi, pasi humbi dy ndeshje në gusht.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është golashënuesi më i mirë në Ligën e Arabisë Saudite me 10 gola, por edhe udhëheq  Portugalinë me pesë gola në kualifikimet për kampionatin Evropian 2024. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: