Friday, 29. May 2026
Sport

​Ronaldo: Mbappe do të sjellë shumë momente lumturie për tifozët e Realit

GS 03/02/2025 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo ka shprehu hapur admirimin e tij për Kylian Mbappe, sulmuesin këmbëshpejtë të Real Madridit.

Ai ka thënë se ylli francez është një lojtar shumë vendimtar dhe se tifozët e Realit do të përjetojnë shumë momente të lumtura.

“E dua shumë Mbappen, jo vetëm për shkak të historisë së tij kur ishte i ri dhe se ai më konsideron mua modelin e tij.

Por sepse unë e shoh atë si një lojtar të madh dhe vendimtar, dhe mendoj se ai do të sjellë shumë lumturi për tifozët e Real Madridit”, ka thënë Ronaldo.

Teilen: