Friday, 22. May 2026
Sport

Ronaldo, më së shumti gola deri më tani në 2023

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë ujk edhe në moshën 38-vjeçare.

Kjo pasi Ronaldo ka më së shumti gola deri më tani për vitin 2023, pas dygolëshit me Portugalinë ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi i Al Nassrist ka realizuar deri më tani 40 gola, me klubin dhe kombëtaren.

Pas tij, është Erling Haaland, i cili ka shënuar 39 gola me Manchester Cityn dhe Norvegjinë.

Në pozitën e pestë është Kylian Mbappe me 35 gola, teksa Harry Kane me dy gola më pak në vendin e pestë.

Teilen: